Kandidati republikan për president të ShBA-ve, Donald Trump ka thënë se plani i politikës së jashtme I Hillary Clinton në Siri do të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përqendrohen në mposhtjen e të ashtuquajturit Shtet Islamik në vend, e jo të bindë presidentin sirian Bashar al-Assad të qëndrojë i pavarur.
Clinton ka propozuar një zonë ndalim-fluturimi mbi Siri, për të cilën disa thonë se mund të çojë në konflikt me avionët rusë.
Fushata e Clinton akuzoi Trump se është duke “luajtur me frikën e amerikanëve”, transmeton KosovaPress.
Trump gjithashtu ka sulmuar republikanët të cilët nuk përkrahin kandidaturën e tij.
“Nëse do të kishim unitetin e partisë, do ta mundnim Hillary Clinton në këto zgjedhje ,” tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.