Rajon & Botë

Trump: Po e monitorojmë gjendjen në Florida

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar pas të shtënavë në Aerportin e Floridës, ku mbetën të vrarë së paku tre persona dhe u lënduan nëntë të tjerë.

Trump ka shkruar në rrjetin social “Twitter” se autoritetet amerikane po e monitorojnë ngjarjen që ndodhi në Floria.

“Jemi duke e monitoruar gjendjen e tmerrshme në Florida. Sapo kam biseduar me Guvernatorin Scott. Mendjet dhe lutjet tona janë me të gjithë. Bëni kujdes! – ka shkruar Trump.

Një person i dyshuar për të shtënat është arrestuar nga policia, ndërsa janë evakuuar pasagjerët dhe punonjësit e aeroportit. /Express/