Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pritur sot në takim shefin e NATO’s, Jens Stoltenberg, në Shtëpinë e Bardhë.
Trump ka thënë se NATO më nuk është e kotë, duke ndryshuar qëndrimin e tij, që kishte alarmuar aleatët.
Presidenti amerikan ka thënë se rreziku nga terrorizmi ka vënë në pah rëndësinë e NATOs.
I pari i Amerikës ka folur edhe për raportet ndërmjet Amerikës dhe Rusisë, dhe ndërmjet Perëndimit në përgjithësi dhe Rusisë.
“Do të ishte diçka fantastike nëse do të mund të merreshim vesh me Putinin”, ka thënë Trump, duke iu referuar SHBA’së dhe të gjitha shteteve të tjera të NATO’s, përcjell Gazeta Express.
Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë tejet të tensionuara aktualisht, pas sulmit kimik në Siri. Pak më parë, Rusia i ka vënë vetë një rezolute për Sirinë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Aktualisht, bota po kalon nëpër një hallakamë”, ka thënë Trump. “Nga fundi i udhëheqjes time, do të jetë vend shumë më i mirë për të jetuar”, është shprehur ai. /Express/