Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka quajtur OKB-në klub ku njerëzit mund të shkojnë për t’u argetuar dhe kaluar kohë të mirë.
Në serinë më të fundit të komenteve kontroverse në Twitter, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri OKB-në, transmeton Express.
Edhe pse nuk e përmendi në mënyrë specifike rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila i dënon ndërtimet e vendbanimeve izraelite në territoret e okupuara palestineze – dhe e cila u miratuar javën e kaluar pasi SHBA-ja s’e përdori veton për ta kundërshtuar – Trump gjithsesi vazhdoi me kritika.
“OKB-ja është një potencial i madh momentalisht, ama është thjesht një klub ku njerëzit mblidhen, flasin dhe kalojnë mirë. Sa trishtim!” ka shkruar Trumpit.