Kandidati për president nga radhët e SHBA-ve, Donald Trump, i është kundërpërgjigjur presidentit amerikan, Barack Obama, i cili kishte thënë se Trump nuk është i aftë për të pasuar atë.
Në një intervistë, Trump ka thënë se qeverisja e Barack Obamës ka qenë një “katastrofë” dhe kohë e humbur kot.
“Ai ka qenë i dobët, ai ka qenë i paefektshëm”, tha kandidati republikan.
Më tej, Trump ka thënë se Obama ka qenë presidenti më i keq në historinë e vendit.
Ndonëse Trump më herët ishte dënuar për komentet e tij pro aneksimit rus të Krimesë, Trump kishte thënë se ai din më shumë për politikën e jashtme se Obama./KosovaPress/