Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi të enjten se nuk posedon regjistrime të bisedave me ish-shefin e FBI-së, James Comey.
“Nuk e di nëse ekzistojnë filmime apo regjistrime të bisedave të mia me James Comey, por nuk kam bërë dhe nuk kam regjistrime të tilla”, shkruan Trump në profilin e tij “Twitter”.
Disa ditë pasi shkaroi Comeyn, më 9 maj, presidenti amerikan kishte përmendur mundësinë e regjistrimeve të bisedave të tij me këtë të fundit.
“James Comey bën mirë të shpresojë që të mos ekzistojnë regjistrime të bisedave tona para se t’i japë informacione medias!”, kishte kërcënuar Trump me një mesazh në “Twitter” kur filloi hetimi i Comey-t nga Kongresi amerikan.
James Comey u mor në pyetje nga Kongresi amerikan në një seancë dëgjimore në lidhje me hetimet e tij mbi ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe për arsyet e shkarkimit të tij si shef i FBI-së.