Miliarderi Donald Trump, është nominuar nga republikanët për president të ardhshëm të ShBA-ve.
Emërimi zyrtar erdhi në ditën e dytë të Kuvendit, i cili filloi me protestën e një pjese të delegatëve dhe me përpjekjet për të ndryshuar rregullat e Kuvendit.
Rrugëtimi politik i Trump nisi 13 muaj më parë dhe, gjatë kësaj periudhe, biznesmeni miliarder arriti të mundë 16 rivalë. Kjo përpjekje e tij u shoqërua shpesh me polemika brenda Partisë Republikane./KP
Tags:Donald Trump