Rajon & Botë

Trump: Nëse Rusia bashkëpunon, sanksionet mund të hiqen

SHBA-ja mund të heqë sanksionet e dekretuara kundër Rusisë nëse ky vend ndihmon Uashingtonin të luftojë, për shembull, xhihadistët ekstremistë, njoftoi presidenti i zgjedhur, Donald Trump në një intervistë për të përditshmen “Wall Street Journal”.

“Këto sanksione të vendosura muajin e fundit kundrejt Rusisë e akuzuar se ka ndërhyrë në presidencialet amerikane do të mbahen për pak kohë”, theksoi Donald Trump.

Por nëse Rusia ndihmon SHBA-në në fusha të rëndësishme si lufta kundër ekstremizmit xhihadist, atëherë disa sanksione mund të hiqen, la të kuptohet presidenti i zgjedhur.