Rajon & Botë

Trump nënshkruan legislacionin për dërgimin e njerëzve në Mars

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka nënshkruar legjislacionin me anë të të cilit mundësohet dërgimi i misioneve njerëzore në planetin Mars, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Ky legjislacion që është mbështetur unanimisht në Kongres,  udhëzon agjencinë e gjithësisë NASA, që deri në vitin 2030 të punojë për dërgimin  e njerëzve në Mars.

“Ky legjislacion  konfirmon përkushtimin tonë për misionin themelor të NASA-s”, është shprehur Trump./KosovaPress/