Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar sot në Varshavë sjelljen e Rusisë duke përshkruar veprimin e Moskës si destabilizues.
Trump në prag të takimit me presidentin rus Vlladimir Putin në margjinat e samitit G20 në Hamburg të Gjermanisë ka thënë se SHBA bashkëpunon me bashkëpunëtorët e saj për të kundërshtuar “veprimet destabilizuese dhe sjelljet e Rusisë”, transmeton AFP.