Rajon & Botë

Trump në ‘krizë nervore’, i zemëruar me të gjithë

Zhvillimet e fundit në ShBA e kanë vendosur presidentin Donald Trump në një pozitë që ai nuk e dëshiron aspak – mbështetur në një qoshe.
Një javë pas qëndrimit në ‘Dhomën e Lindjes’ dhe zgjedhjeve afatmesme, ai haptazi po spekulon për zëvëndësimin e më shumë anëtarëve të kabinetit të tij, megjithëse deri më tani ka ndaluar ekzekutimin e shkarkimeve, transmeton gazetametro.net

Në një mbrëmje pas natës së zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, Trump la të pranishmit të kuptojnë se ishte grindur me shefin e shtabit të tij, John Kelly, i cili qëndronte i vetëm në një qoshe.

E këtë e ka konfirmuar edhe një burim për rrjetin televiziv CNN.

‘Po, ai është i nervozuar me të gjithë afër tij’, ka thënë burimi.

Ndryshe, pas zgjedhjeve të mes mandatit në ShBA, Demokratët kanë shpallur fitore duke marrë Dhomën e Përfaqësuesve.

Partisë së Trumpit, Republikanëve, u ka mbetur kontrolli i Senatit.

Rezultati për Dhomën e Përfaqësuesve ka qenë në favor të Demokratëve 213 me 191, derisa republikanët fituan Senatin me rezultat 51 me 41.

the authorBurbuqe Metolli