Aktuale

“Trump mund ta rindezë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë”

“Nëse Putini i kërkon Trumpit mbështetjen e Serbisë, Ballkani Perëndimor rrezikon të bjerë përsëri në konflikt të hapur si në Bosnjë dhe sidomos në Kosovë”, shkruan MacShane.

Ish-ministri i Britanisë së Madhe për Ballkanin, Denis MacShane thotë se presidenti amerikan Donald Trump, “aksidentalisht mund ta rindezë konfliktin në Ballkan”, mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një shkrim autorial të publikuar në bitaniken The Independent, McShane shkruan se Kremlini tashmë është i njohur për mbështetjen e dhunës dhe ndezjen e konflikteve kufitare siç janë rastet në Moldavi, Gjeorgji dhe Ukrainë si dhe mbështet Beogradin në kërkesat për separatizmin nacionalist serb në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

“Nëse Putini i kërkon Trumpit mbështetjen e Serbisë, Ballkani Perëndimor rrezikon të bjerë përsëri në konflikt të hapur si në Bosnje dhe sidomos në Kosovë”, shkruan MacShane.

Sipas tij, Trump duhet të pyesë politikanët republikanë me eksperiencë siç janë Bob Dole apo John McCaine me të cilët Hashim Thaçi është takuar së voni në Ëashington.

“Evropa është e pafuqishme të mbajë Ballkanin të qetë shkruan” ka shkruar ndër të tjera McShane.

Denis MacShane ishte ministër i Britanisë së Madhe për Ballkanin në vitet 2001-2005, dhe shkruan rregullisht për çështjet e rajonit./KosovaPress/