Rajon & Botë

Trump merret me Madonnën: Është e neveritshme!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas deklaratve të këngëtares Madonna.

Ndonëse reagime nga e gjithë bota kanë shkuar në adresë të presidentit sa i përket ndalimit hyrjes në ShBA të emigrantëve myslimanë, Trump ka gjetur kohë të deklarohet edhe për pop yllin amerikan.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi është shprehur se Madonna është e neveritshme. “Ajo është e neveritshme. Mendoj se lëndon shumë veten e saj. Mendoj se është ndjerë e lënduar gjatë gjithë kësaj kauze. Ajo që tha është shumë e turpshme për vendin tonë”, ka deklaruar Trump.

Ndërkaq, këngëtarja amerikane Madonna nëpërmjet një kënge me fjalë vulgare kishte fyer rëndë presidentin Trump, transmeton KosovaPress.