Aktuale

Trump mbron ‘të drejtën’ për të ndarë sekrete me Rusinë

Presidenti Donald Trump ka mbrojtur “të drejtën absolute” të tij për të shkëmbyer informacione me Rusinë.

Trump shkroi që ai kishte ndarë “fakte që kishin të bënin me terrorizmin dhe sigurinë e linjës ajrore” dhe se donte që Rusia të bënte më shumë kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Ai u takua me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Zyrën Ovale javën e kaluar.

Mediat amerikane thanë se Trump kishte ndarë materiale që u transmetuan nga një partner që nuk i kishte dhënë leje për ta bërë një gjë të tillë./KosovaPress/