Presidenti i zgjedhur ka shkruar një postim të zemëruar pas lajmeve të CNN-it 24 orët e fundit mbi thirrjet për rinumërimin e votave pas fitores së tij në zgjedhjet e përgjithshme.
Të martën, ai e ktheu vëmendjen për raportet e protestuesve që kanë djegur flamurin amerikan duke shkruar në Tëitter: “Askush nuk duhet të lejohet të djegë flamurin amerikan, në qoftë se dikush e bën, duhet të përballet me pasoja, ndoshta humbja e shtetësisë apo nje vit në burg!”.
Në 2005-ën rivalja Hillary Clinton dhe zoti Trump mbështetën një ligj që gjobiste këdo që digjte flamurin amerikan me 100,000 dollarë duke e konsideruar madje edhe si vepër penale të dënueshme me një vit burg.