Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë dje se SHBA-ja duhet ta lërë Kinën që ta mbajë dronin nënujor të marinsës amerikane, të cilin e kishte kapur të enjten në Detin e Kinës Jugore.
Trump shkroi në Twitter: “Duhet t’i themi Kinës që nuk duam që të na e kthej dronin që na e vodhi – le të mbajnë”, transmeton Express.
Droni amerikan u kap të enjten derisa po mblidhte të dhëna shkencore të paklasifikuara, rreth 92 kilometra në jugperëndim të Gjirin Subic, afër Filipineve në Detin e Kinës Jugore, për të cilin Kina pohon se është praktikisht në tërësinë e saj./Express/