Rajon & Botë

Trump kërkon dënimin me vdekje për tregtarët e drogës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë thirrje që trafikantët e drogës të përballen me dënim me vdekje, si pjesë e planit të tij për të luftuar epideminë e drogës të SHBA-së.

Ai këtë propozim e bëri gjatë një fjalimi në New Hampshire, një shtet i prekur keq nga kriza e lëndëve opoide.

Trump tha se administrata e tij po përpiqet të ndryshoj ligjin për të ekzekutuar tregtarët e drogës, por se do të ballafaqohet me kriza të ashpra politike dhe gjyqësore, raporton “BBC”, transmeton Periskopi.

Opioidet janë një klasë e barnave, duke përfshirë ilaçet që qetësojnë dhimbjet dhe heroinën.

Rreth 2.4 milion amerikanë vlerësohet të jenë të varur nga droga.

“Nëse nuk ndërmarrim masa më të ashpra ndaj dilerëve të dorgës, është humbje kohe për ne,” deklaroi Trump.

“Kjo përfshin edhe dënimin me vdekje.”

Donald Trump i ka bërë thirrje organeve federale për dënimin me vdekje në një kohë kur droga gjithnjë është duke u zvogëluar.

Kongresi duket se nuk ka gjasa të kalojë ligjin e dënimit me vdekje, por edhe nëse do të ndodhë, rastet që rezultuan pothuajse me siguri do të bien ndesh me betejat ligjore për vite, në mos për dekada.

“Dënimi i fundit duhet të jetë dënimi me vdekje,” tha ai. “Për momentin ndoshta vendi ynë nuk është i gatshëm për këtë, por është e mundur.”

Ai më parë ka lavdëruar Presidentin Filipinez Rodrigo Duterte, lufta e të cilit kundër tregtarëve të drogës ka çuar në vrasje jashtëgjyqësore.

Policia filipinase ka deklaruar se janë varë më shumë se 4, 100 dillerë të drogës si pjesë e kampanjës.

Por, grupi i të drejtave të njeriut ka thënë se numri i vrasjeve është shume herë më i madh, dhe Gjykata Ndërkombëtare Kriminale është duke i hetuar./Periskopi/