Rajon & Botë

Trump kërkon ashpërsim të sanksioneve kundër Phenianit pas një testi të ri bërthamor

Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi një ashpërsim të sanksioneve kundër Phenianit, pas një testi të ri bërthamor koreano-verior në formë sfide ndaj kreut të ri të shtetit të Koresë së Jugut.

Bëhet fjalë për testin e dytë koreano-verior në një hark kohor 15 ditor, dhe i pari që nga marrja zyrtarisht në Seul të postit të presidentit të ri koreano-jugor, Moon Jae-In, i cili mbron tezën e dialogut me Veriun.

Raketa e nisur nga baza ushtarake koreano-veriore në Kusong, në provincën Nord Pyongan, rreth orës 05:30 (20:30 GMT të shtunën), predha përshkoi rreth 700 kilometra para rënies në Detin e Japonisë.

“Ky provokim i ri të shërbejë si një thirrje për të gjithë kombet për të vënë në zbatim sanksione edhe më të forta kundër Koresë së Veriut”, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.