Rajon & Botë

Trump kërkon anulimin e kontratës për blerje të ri “Air Force One”

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka theksuar sot se kostoja e një aeroplani të ri presidencial “Air Force One” është jashtë kontrollit dhe ka kërkuar nga qeveria anulimin e kontratës me Boeing.

“Çmimi është jashtë kontrollit, më shumë se 4 miliardë dollarë. Anulojeni porosinë tuaj!”, shkroi Trump në Twitter, transmeton KosovaPress.

“Air Force One” është një nga simbolet e Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që në faqen e internetit të kompanisë “Boing”, thuhet se presidentët amerikanë kanë përdorur aeroplanët e saj nga viti 1943./KosovaPress/