Kandidati republikan për president të SHBA’së, Donald Trump i është kundërpërgjigjur kritikave të presidentit Barak Obama, i cili tha se Trump nuk është i përshtatshëm në këtë post.
Trump ka thënë se kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton përqafon politikat që janë në dëm të sigurisë kombëatre dhe të punëtorëve amerikanë, shkruan Gazeta Express.
“Hillary Clinton ka dëshmuar se është e papërshtatshme për të shërbyer në çfarëdo posti qeveritar”, ka thënë Trump përmes një deklarate për media të lëshuar menjëherë pas komenteve të bëra nga presidenti amerikan Barack Obama./GazetaExpress/