Kandidati republikan për president Donald Trump, është detyruar që ta ribotojë një shkrim të tij në rrjetin social Twitter.
Arsyeja për këtë ishte se ai e kishte përdorur yllin e Davidit të çifutëve në një foto të kundër kandidates Hillary Clinton duke e quajtur atë si “kandidaten më të korruptuar ndonjëherë”.
Sipas Global News, përdorimi i këtij ylli u kritikua nga ndjekësit e tij duke e konsideruar atë si racist ndaj çifutëve, transmeton KosovaPress.
Fotoja u ribotua më pas duke e zëvendësuar yllin me një rrumbullak./KosovaPress/