Rajon & Botë

Trump e vlerësoi të “zgjuar” vendimin e Putinit që të mos dëbojë diplomatët

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump sot e vlerësoi veprim “shumë të zgjuar” vendimin e presidentit rus Vladimir Putin, që të mos dëbojë asnjë diplomat amerikan, pasi Qeveria e Barack Obamës mori vendim për dëbimin e dhjetëra zyrtarëve rusë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov kishte deklaruar gjatë ditës për masa reciprociteti ndaj SHBA-ve, por Putin ka njoftuar se nuk do të merret asnjë masë deri sa të marrë detyrën presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, Trum për të parë veprimet e tij në raport me Rusinë./KP