Rajon & Botë

Trump e nominon guvernatorin e Kanzasit për ambasador të lirive fetare

Gov. Sam Brownback delivers his State of the State address at the Kansas Statehouse in Topeka, Kan., Thursday, Jan. 15, 2015. (AP Photo/Orlin Wagner)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do ta nominoj guvernatorin republikan të Kanzasit, Sam Brownback, për postin e ambasadorit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara për liri fetare ndërkombëtare.

Nëse konfirmohet nga Senati amerikan, Brownback, 60 vjeçar, do ta drejtor Zyrën e Departamentit amerikan të shtetit për liri fetare ndërkombëtare.Shpallja për këtë nominim u bë mbrëmë vonë.

Sipas faqes në Internet të Departamentit amerikan të shtetit, misioni i kësaj zyreje është “promovimi i lirive fetare se qëllim themelor i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

Kjo zyre i monitoron “persekutimet dhe diskriminim religjioz në gjithë botën, rekomandon dhe implementon politika në rajonet ose shtetet përkatëse dhe zhvillon programe për promovimin e lirive fetare”.