Rajon & Botë

Trump i drejtohet masës si President: Do të punoj shumë për ju, do të punojmë së bashku

Presidenti i ri amerikan Donald Trump është shprehur i emocionuar para masës menjëherë pas rezultateve të cilat nxorën atë si President.

“Sapo mora telefonatë nga Hilary, ajo na uroj fitoren. Unë e uroj atë dhe familjen për kampanjën perfekte që ka bërë”.

“Është koha për ne që të bashkohemi si një popull i vetëm. Unë do të jem president I gjithë amerikanëve”.

“Do të punojmë që ta realizojmë ëndrrën amerikane. Do t’i mbështes projektet e secilit popull në botë. Cdo amerikan do ta ketë mundësinë ta realizojë ëndërrën e tij”