Mbeti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, vitin e ardhshëm do të udhëtojë në Uashington për një vizitë zyrtare, ku do të takohet me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtëpia e Bardhë tha se njeriu i parë i SHBA-ve, Trump, mbrëmë kishte biseduar me Mbretin e Arabisë Saudite, Salman dhe se me këtë rast është planifikuar vizita e ardhshme në Uashington, që do të realizohet në muajt e parë të vitit të ardhshëm.
“Të dy udhëheqësit shkëmbyen pikëpamje rreth prioriteteve të përbashkëta, me theks në forcimin e sigurisë dhe prosperitetit në Lindjen e Mesme”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Trump dhe Salman shpesh kontaktojnë përmes telefonit, kurse në maj të këtij viti Trump vizitoi Riadin dhe me këtë rast nënshkruan marrëveshje për shit-blerjen e armëve në vlerë 380 miliardë dollarë.