Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, kanë zhvilluar sonte një takim në Zyrën Ovale, pas të cilit takim pasur një konferencë për media, ku kanë konfirmuar bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.
Presidenti Trump ka thënë se mbështesin Turqinë në luftën kundër grupeve terroriste dhe se pret me padurim të bashkëpunojë me homologun turk në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme dhe për të luftuar kundër rreziqeve.
Trump ka theksuar se mes SHBA-ve dhe Turqisë ekzistojnë marrëdhënie të thella që datojnë nga e kaluara e largët, si dhe ka shtuar se nuk e harrojnë faktin që ushtarët turq kanë luftuar së bashku me ato amerikanë gjatë Luftës së Koresë dhe se Turqia ka qëndruar kundër ekspansionizmit komunist dhe sovjetik.
“Është legjendar guximi i turqve në luftë”, tha Trump, duke theksuar më tej se edhe sot ekziston rrezik i ri nga terrorizmi, ndaj të cilit do të vazhdojnë të luftojnë së bashku.
“Populli turk në vitet dhe kohët e fundit është përballur me sulme të tmerrshme terroriste. Ne shprehim ngushëllimet tona për viktimat e këtyre sulmeve dhe i ofrojmë mbështetjen tonë popullit turk. Japim mbështetje për Turqinë në luftën kundër grupeve terroriste si PKK dhe DEASH dhe i ofrojmë siguri që të mos u lihet hapësirë e sigurt grupeve terroriste”, ka deklaruar më tej Trump.
Presidenti Erdogan i ka theksuar se në takimin me presidentin Trump kanë diskutuar për situatën aktuale të marrëdhënieve Turqi-SHBA, që bazohet rrënjësisht në të kaluarën dhe e cila ka një qasje në nivel partneriteti strategjik.
Erdogan ka theksuar se Turqia me SHBA-të janë në bashkëpunim të afërt brenda institucioneve kyçe si në OKB, NATO dhe G20.
“Në proceset në vijim kryesisht në këto platforma dhe në çdo fushë jemi të vendosur të rritim edhe më tej dialogun dhe solidarizimin tonë. Në të vërtetë, unë besoj se kjo vizitë do të përbëjë një pikë kthese në historinë tonë në këtë drejtim”, tha ai.
Ai ka theksuar se në takim kanë vlerësuar hapat e përbashkët që mund të hidhen në Siri dhe Irak, shtoi se fitorja e zgjedhjeve nga Trump, ka sjellë lindjen e pritshmërive të reja, çeljen e filizave të shpresës në rajonin ku ndodhet Turqia.