Rajon & Botë

Trump anulon takimin me NYT, thotë se gazeta përdor ton të ndyrë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka anuluar një takim me të përditshëm Neë York Times.

“E kam anuluar takimin e paraparë për sot me të dështuaren New York Times, pasi kushtet e takimit ndryshuan në momentin e fundit. Aspak mirë”, bëri të ditur Trump përmes Twitterit.

Disa minuta më vonë, Trump shkruan përsëri në Twitter, transmeton KosovaPres.

“Mbase një takim i ri do të caktohet me New York Times. Ndërkohë, ata vazhdojnë t’i mbulojnë ngjarjet e mia në mënyrë jo korrekte dhe me një ton të ndyrë.”