ShowBiz

Trudeau takon fëmijën sirian që mban emrin e tij

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, ka takuar fëmijën sirian, i cili mban emrin e tij, shenjë mirënjohje kjo nga prindërit e të sapolindurit për ndihmën e dhënë refugjatëve sirianë.

Fotografia e publikuar në rrjetet sociale ka marrë komente pozitive, derisa kryeministri kanadez është shprehur i lumtur që mbante në krah foshnjën me emrin e tij.

Ai ka premtuar se Kanadaja do të mbetet e hapur për personat që i largohen luftërave, persekutimit apo konflikteve.