Aktuale

Tronditet Deçani, vriten dy persona

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Komunën e Deçanit.

Burime të Telegrafit  thonë se dy të rinj të familjes Rama nga fshati Shaptej i Deçanit kanë mbetur të vdekur nga plagët e marra.

Të njëjtat burime thonë se vrasja e tyre ka ndodhur nga pjesëtarë të familjes Lushaj, të cilët kanë pasur probleme edhe më parë.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me Policinë në rajonin e Pejës por kontakti ka qenë i pamundur.