Aktuale

Tronditen pushuesit, emigrantët arrijnë në plazh me varkë dhe vrapojnë

Disa pushues në Spanjë u tronditën kur panë një grup të madh emigrantësh nga Afrika duke ateruar në plazhin spanjoll.

Në videon e rreth 50 emigrantëve – shumica prej të cilëve ishin meshkuj – mund të shihen duke kërcyer nga varka e tyre, përderisa ajo i afrohet plazhit.

Pasi afrohet, emigrantët mund të shihen duke vrapuar me aq fuqi sa kanë, për të hyrë më shpejt në Spanjë, transmeton Gazeta Express.

Fotografitë dhe videot e incidentit u publikuan në rrjete sociale.