Rajon & Botë

Trondit senatori amerikan: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë Botërore

Presidenti Donald Trump është duke e çuar SHBA-në drejt një Lufte të Tretë Botërore dhe stili i tij qeverisës është më i përshtatshëm për shfaqje televizive se për Shtëpinë e Bardhë, ka thënë senatori republikan Bob Corker, duke e përshkallëzuar edhe më tej mosmarrëveshjen e hidhur publike me presidentin amerikan.

Corker, kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ka shprehur dyshime serioze për aftësitë e Trumpit për ta udhëhequr Amerikën në drejtimin e duhur, transmeton Express.

Në një intervistë për gazetën “New York Times”, Corker ka thënë: “Ai më shqetëson. Ai duhet ta merakosë secilin person që i bën për kombin tonë”.

Ai madje e fajësoi Trumpin, bashkëpartiakun e vet, se po e trajton punën e udhëheqësit të vendit sikur të ishte një emision televiziv i pafund, duke thënë se duke i kërcënuar vazhdimisht vendet tjera, Trump është duke e vënë SHBA-në në rrugë drejt Luftës së Tretë Botërore.

Komentet e fundit të Croker vijnë pasi ai dhe Trump janë ngatërruar në një debat të ashpër, duke shkëmbyer fyerje ndaj njëri-tjetrit që nga e shtuna në mëngjes.

Trump e sulmoi papritmas Corkerin duke i thënë se i mungojnë aftësitë e lidershipit. /Express/