Ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë rezultatet e shkakut të vdekjes së tre fëmijëve 3-vjeçarë, dje, në Romanat të Durrësit.
Sipas ekspertizës, trinjakët ishin karbonizuar tërësisht. Kjo ka sjellë edhe vdekjen e tyre të menjëhershme.
Tre të miturit u dogjën duke luajtur me shkrepse, pasi morën flakë perdet e banesës. Ata ndodheshin vetëm në shtëpi atë moment, pasi prindërit kishin dalë.