Aktuale

Tri parti opozitare shqiptare në Maqedoni në koalicion parazgjedhor

Është arritur marrëveshje mes partive opozitare shqiptare në Maqedoni Lëvizja për Reforma (LR) – PDSH, UNITETI dhe Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), për koalicion në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor.

Me këtë rast, sot është paraparë që të mbahet konferencë për shtyp prej orës 13:30, ku partitë në fjalë do të flasin detaje për marrëveshjen e arritur.

Pritet që zyrtarisht të nënshkruhet marrëveshja për koalicion nga ana e liderëve të tre partive politike, të prezantohen pikat e marrëveshjes dhe do të bëhet prezantimi i platformës së koalicionit.