Edhe tri ditë deri në fund të fushatës zgjedhore sot partitë dhe koalicionet të cilat marrin pjesë në zgjedhje, vazhdojnë me prezantimin e programit të tyre zgjedhor para qytetarëve.
– Konferencë për shtyp e bartësit të listës së BDI-së në NJ.Z. 1, Artan Grubi.
– Partia Demokratike Shqiptare do të ketë miting në Strugë.
– Koalicioni Aleanca për Shqiptarët, sipas agjendës së tyre zgjedhore, do të mbajë miting në Gostivar.
– Koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja do të mbajë mitingje në Gjorçe Petrov dhe në Kumanovë.
– Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” i udhëhequr nga LSDM-ja do të ketë mitingje në komunat e Shkupit Shuto Orizarë dhe Çair.
– Karvani zgjedhor i Koalicionit për Ndryshime dhe Drejtësi, i kryesuar nga Lidhja Demokratike, do ta vizitojë komunën e Karposhit, ku do të ketë takim me qytetarët, ndërsa pasdite do të mbajë miting në komunën e Kisela Vodës.
Fushata për zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni filloi më 21 nëntor dhe do të zgjasë deri të premten, 9 dhjetor, në mesnatë./Gazeta Express/