Aktuale

Tri aksidente trafiku në Prizren

Ditën e djeshme, e mërkurë, kanë ndodhur tri aksidente trafiku në Prizren, njofton Klan Kosova.

I pari ka ndodhur rreth orës 7:40 në rrugën e Transitit, ku si pasojë ka pësuar lëndime një person i cili është dërguar për tretman mjekësor në qendrën rajonale mjekësore në Prizren.

Tjetër aksident ka ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi” në orën 09:20.

Një veturë ka goditur një këmbësore.

Këmbësorja ka pësuar lëndim trupor.

Kurse në orën 18:00 në fshatin Mohlan të Prizrenit raportohet aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një çiklisti me drejtues moshë e mitur.

Çiklisti ka pësuar lëndim të rëndë trupor ku edhe ka marrë tretmanin mjekësor në qendrën rajonale mjekësore në Prizren, sipas mjekut kujdestar tash është jashtë rrezikut për jetën.