Rajon & Botë

Tri agjenci të lajmeve evropiane formojnë ueb sajtin për BE

Tri agjencitë e mëdha evropiane, AFP e Francës, DPA gjermane dhe ANSA e Italisë janë bashkuar në krijimin e ueb sajtit të ri European Data News Hub, i cili ofron përmbajtje mediatike falas për Bashkimin Evropian, transmeton KosovaPress.

Në faqen ednh.news gjenden artikuj të gazetarisë në pesë gjuhë, si dhe grafika, video dhe fotografi, në përpjekje për të informuar dhe stimuluar debatin për çështje, të cilat diskutohen në gjithë Evropën, shkruan AFP.