Shëndetësi

Tretman i suksesshëm për alergjinë ndaj kikirikëve

Një tretman oral për alergji ndaj kikirikëve është efektiv edhe pas katër vitesh, është thënë në një studim të zhvilluar së fundmi.

Fëmijëve u janë dhënë substanca, të cilat përmbanin proteinë të kikirikëve, për çdo ditë për 18 muaj.

Gjatë testimit të zhvilluar një muaj më vonë 80% prej tyre mund të toleronin kikirikët pa shfaqur ndonjë simptomë të alergjisë.

Ndërsa pas katër vjetësh, 70% prej tyre ishin të aftë të ushqeheshin me kikirikë pa pasur ndonjë efekt anësor.

Alergjitë ndaj ushqimeve janë rritur shumë viteve të fundit, më së shumti ajo ndaj kikirikëve.