Aktuale

“Trepça” rrezikon të shkojë në likuidim me automatizëm

Drejtori i Ndërmarrjes “Trepça”, Ahmet Tmava, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që sa më shpejt të procedojë për Kuvend Projektligjin për “Trepçën”.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se nëse ky projektligj aprovohet deri në muajin nëntor, atëherë “Trepça” do ta fillojë epokën e vet dhe Kosova do të mund t’i kthehet zhvillimit.

Edhe deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela, i cili është pjesë e grupit parlamentar të PDK’së, ka thënë se Qeveria duhet ta procedojë me procedurë të përshpejtuar në Kuvend Projektligjin për “Trepçën”.

Nëse ligji nuk arrin të bëhet i plotfuqishëm deri më 2 nëntor atëherë, sipas Qelës, “Trepça” shkon me automatizëm në likuidim.