Aktuale

Trepça duhet të kthehet në ikonë të zhvillimit ekonomik

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Sala Berisha-Shala në emër të grupit parlamentar të PDK-së tha se ardhja e këtij projektligji në Kuvend është ngjarje e rëndësishme për ekonominë e Kosovës.

Ajo ka deklaruar se Trepça duhet të kthehet në ikonë të zhvillimit ekonomik.

“Ky Projektligj i hap rrugë Trepçës për ristrukturim dhe rivitalizim, për të hapur rrugë zbutjes së madhe të papunësisë dhe shteti i Kosovës duhet të menaxhoj pasuritë e veta siç është i obliguar nga Kushtetuta e vendit. Do të hapen dyert për investitorët vendor dhe të jashtëm, për të cilët ka shumë nevojë ekonomia e Kosovës”, tha Berisha-Shala./KP