Trepça ’89 ka shënuar fitore kundër Ferizajt me rezultat 4:1, Liria dhe Llapi kanë barazuar 0:0, ndërsa Besa është befasuar nga Trepça 1:2
Trepça ’89 ka shënuar fitore të thellë prej 4:1 kundër Ferixajt, për t’u rikthyer kështu në vendin e parë në Superligën e Kosovës.
Golat për skuadrën vendëse në këtë takim i shënuan Fiton Hajdari, dy Ota John dhe një tjetër Florent Hasani, ndërsa për skuadrën mysafire Shkumbim Salihu.
Pas kësaj fitoreje Trepça ’89 ngritët në vendin e parë me 36 pikë, dy më shumë se sa Prishtina në vendin e dytë.
Liria ka barazuar 0:0 me Llapin, që pas këtij barazimi, llapjanët u ngritën në vendin e tretë me ter pikë më pak se sa kryesuesi.
Në ndeshjen tjetër Besa ka pësuar humbje nga Trepça me rezultat 1:2. /Express/