Rajon & Botë

Treni shtyp për vdekje të moshuarin

Një i moshuar u përplas për vdekje nga treni.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 08:30, kur në dalje të Rrogozhinës treni i linjës “Fier – Elbasan”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin P. V., rreth 81 vjeç.

Këmbësori në momentin e aksidentimit ka qenë duke kaluar shinat e trenit.

Shërbimet e policisë dhe drejtuesi i trenit ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduralë.