Aktuale

Treni kthehet për në Beograd

Treni ilegal serb, i cili sot nga Beogradi është nisur drejt Kosovës, siç bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it, treni nga Rasha para pak minutash është kthyer për në Beograd.

Treni është vlerësuar si njëri nga provokimet e radhës të Serbisë, ndërsa është kërkuar ndalimi i tij në territorin e Kosovës, raporton KosovaPress.