Aktuale

Treni godet për vdekje 56 vjeçarin në Klinë

Një person ka vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Klinavc të Klinës, pasi që është goditur nga treni.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se policia ka dal mengjehër në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdkejn e viktimës, përcjell FaktePlus.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 8.11.2019 rreth orës 06:15, është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Klinavc-Klinë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve. Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ekipi

mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, M.T. m/k/sh i lindur (1963)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.

Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”./FaktePlus