Në mbrëmjen e sotme, treni e ka goditur një qytetar, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flroije Ahmeti, e cila ka thënë se aksidenti ka ndodhur në ora 19:14, në rrugën e Tiranës, afër stacionit të trenit.
“Nga një tren në lëvizje është goditur një person i gjinisë mashkullore. I njëjti është dërguar për në QKUK për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti, raporton KosovaPress.