Të paktën 96 persona janë vrarë, pasi 14 vagonë të një treni dolën nga shinat në veri të shtetit indian Uttar Pradesh, tha policia.
Incidenti ndodhi në Indore-Patna Express, menjëherë pas orës 03:00 të kohës lokale të dielën pranë qytetit Kanpur, përcjell BBC.
Ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të tërhequr trupat dhe të shpëtuar të plagosurit.
Më shumë se 150 njerëz janë raportuar të plagosur./KosovaPress/