Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë janë lënduar dje në mbrëmje kur nëntë vagonë të një treni udhëtarësh dolën nga binaret në lindje të Indisë.
Treni i shpejtë “Hirakhand”, që po udhëtonte nga Jagdalpur për në Bhubaneswar, doli nga binaret mbrëmë pas orës 23.20 afër stacionit të renit “Kuneri”, në shtetin Andhra Pradesh, transmeton Express.
“Operacioni kërkim-shpëtim veçse është përmbyllur,” ka thënë shefi i zyrës për marrëdhënie me publikun në Indi, J.p. Mishra./Express/


