Ekonomi

Tregjet globale zhyten, rritet çmimi i arit pas fitores së Trumpit

Rezervat globale u zhytën, dollari pësoi një rënie pikiatë ndërsa çmimi i arit u rrit sot pas fitores së kandidatit republikan për president, Donald Trump.

Në eurozonë indeksi i Euro Stoxx 50  ra 2,74 për qind në 3940,6 pikë.

Dollari pësoi rënie rreth dy për qind kundrejt monedhave kryesore të botës, pasi mbështetësit e Trump festuan fitoren kundër kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Çmimi i arit u rrit rreth tre për qind në 1,314 dollarë një once në krahasim me dje, pasi investitorët kërkuan me  ngulm për investime të sigurta.