Kuriozitete

Tre vjet nëpër botë, në kërkim të lindjes së diellit

Dielli sjell buzëqeshjen në fytyrat e miliona njerëzve, ai e mban të ngrohtë planetin tonë dhe na e falë lumturinë sa herë ta shikojmë atë. Dielli është inspirim për të gjithë njerëzit.

Këtë gjë duket se e ka kuptuar shumë mirë edhe fotografi francez, Beboy, i cili për tre vjet me radhë ka udhëtuar nëpër botë për të realizuar fotografi të magjishme të lindjes së diellit.

Fotografitë e tij janë vërtetë magjepsëse, sepse sjellin imazhe të bukura nga të katër anët e botës, të ndriçuara me rrezet e para të diellit.

Një përzgjedhje të këtyre imazheve e ka bërë “Bright Side”, ndërsa ne ju ftojmë të relaksoheni dhe të kënaqeni më këto pamje – pse jo, edhe t’i ndani ato me të dashurit tuaj.

Provence, Francë

Bangkok, Tajlandë

Arizona, SHBA

Liqeni Plitvice, Kroaci

Meteora, Greqi

Islandë

Romë, Itali