Në një postim të bërë në Instagram, motra e Ergi Dini, këngëtarja Barbana Dini, e ka kujtuar me mall dhe dhimbje humbjen e të vëllait.
“3 vite pa ty o gjysma shpirtit! 3 vite e humbur,3 vite duke gënjyer veten çdo ditë… Si mundesh të jetosh TI vetëm nëpër kujtime?!”, shkroi Barbana në mesazhin, tre vite pas aksidentit të të vëllait.
Ngjarja ndodhi tre vite më parë, kur në një aksident me motor humbën jetën dy të rinj, Ergi Dine dhe miku i tij Kejdi Halili.
Egi ishte i njohur për publikun si një artist i ri me një zë brilant, i cili u shpall fitues në edicionin e tretë të “X Factor Albania”.