16 vjeçari nga Xhepçishti mbrëmë mbeti i vrarë nga një bandë arabësh e armatosur para hyrjes së banesës të tij në Kopenhagen, raporton Tetova1
Mediumet danese kanë arritur në disa konkluzione se si ka ardhur deri te vrasja e adoleshentit tetovar, pasi policia ka marrë në pyetje shokët e këtij dhe njerëa nga banda që kreu aktin makabër.
Një version i mediave daneze thotë se i riu nga Xhepçishti ndodhi krejt rastësisht aty derisa dy grupe po ziheshin.
Disa nga shokët e viktimës i kanë thënë policisë se zënka ka filluar pas një ndeshje futbolli.
Kurse versioni i tretë thotë se zënka ka qenë e mëparshme që ka dërguar deri te krimi makabër arabët. /Tetova1